Elbasani në “hall” me plehrat, qytetarët të shqetësuar

0
Screenshot

Çështja mjedisore ende nuk ka gjetur zgjidhje në Elbasan. Plehrat qoftë në zonën urbane por edhe në atë rurale janë shqetësim për komunitetin. Mos funksionimi i inceneratorit që do ti përpunonte ato dhe ezaurimi i kapaciteteve të landfillit bën që ky qark të jetë në emergjencë mjedisore”. Nga një vëzhgim që Infoweb Media ka kryer në disa zona të Elbasanit rezulton se veçanërisht në akset nacionale dhe zonat rurale plehrat kane tejmbushur kontinierët dhe dergjen në tokë, një burim potencial për përhapjen e infeksioneve të ndryshme.

Këshilltarja e opozitës Bianka Çopja thekson se vepra e inceneratorit të Elbasanit është kryekëput dëshmi e një investimi të dështuar prej të cilit qytetetarët Elbasnas nuk kanë përfituar asgjë edhe pse në emër të tyre janë investuar miliona lekë.

Alarmin SOS institucionet kanë kohë që e kanë dhënë. Bashkia e Elbasanit si aksionerja kryesore, por dhe administratori i kompanise Eco Elb që administron lmpjantin e Elbasanit Leli Kaja i kanë kërkuar qeverisë të zgjerojë kapacitetin e landfillit deri në remontin e inceneratorit ekzistues vlera e të cilit nuk mund të mbulohet me fondet e Bashkisë Elbasan.

/Infoweb Media