Elbasani nis stinën e protestave kundërr rritjes së çmimeve

0

Ka nisur nga Elbasani stina e protestave të opozitës kundër rritjes së cmimeve. Për rreth 90 minuta qytetarë dhe përfaqësues të partisë demokratike protestuan në sheshin “Gensher” nën moton “Boll Heshtëm”. Në shenjë simbolike qytetarët fikën mjetet e tyre dhe bllokuan bulevardin “Aqif Pasha” kunder rritjes abuzive të cmimeve në tërësi dhe mungesesës së transparencës nga bordi, duke e konsideruar këtë të fundit monopol të qeverisë. Sipas qytetarëve të pranishëm në protestë të gjithë duhet të ngrihen dhe të kundërshtojnë keq-qeverisjen e Kryeministrit Rama.

Nën kryetari i PD, Luçiano Boçi ka folur për mediat nga protesta e organizuar në Elbasan ditën e sotme, ndërsa deklaroi se aryse e këtij tubimi nuk është vetëm rritja e çmimit të naftës por edhe rritja e pasigurisë në vend dhe shpopullimit.

Për kreun e pd në Elbasan revolta kundër qeverisë do të vijojë pasi kanënaqësia është e madhe.

Protesta vijoi e qetë ndërsa u monitorua nga forca të shumta policie.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu