Pak muaj më pare këngëtarja Klea Huta dhe bashkëshorti i saj Elgit Doda u bënë prindër për herë të parë.
Klea solli në jetë djalin e tyre të cilin e pagëzuan me emrin Krid.
Çifti herë pas here poston foto me të voglin e tyre, ku marrin komente të shumta nga miqtë. Së fundmi Elgiti ka postuar një foto ku shfaqet me të birin në krah duke e ushqyer, shoqëruar me një emoji zemre.
Mes komenteve të shumta, nuk ka munguar ai i Kleas e cila shkruan “Bota ime”, krahas fotos së postuar nga këngëtari.
