Takim me të rinjtë në Tiranë/ Rama : E hodhët në erë apikacionin që tregon kohën, ku është shiu i madh?

0

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme po zhvillon takim me të rinjtë në Tiranë.

Teksa ka nisur fjalën e tij Rama është shprehur se dëshira dhe takimi i madh me të rinjtë e Tiranës ka “hedhur në erë” edhe aplikacionin e motit, që e jepte që do ishte shi.

Ai nuk ka kursyer edhe fjalët e mira për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, duke thënë se ai është njeriu me optimist dhe që në ditët me shi, shikon diellin.

“Nuk e di si e bot po sot vetëm për këtë takim e hodhët në erë apikacionin që tregon kohën se kjo mrroklla këtu thoshte shi i madh. Ku është shiu, ca i bëtë shiut? Se Lali është gjithmonë me diellin, dhe kur shiu është duke vepruar thotë “hë më lal të përlqejnë këto rrezet e diellit”. Eshte optimist i pashërueshëm. Dua të bëj atë që nuk e bënë, të gjithë ata që na ndjekin në rrugën tonë, në komunikimet tona, të kuptojnë se kush jemi ne,” tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu