Eliona Pitarka tregon gjithçka mbi shtatzëninë, kësaj rradhe me partnerin e saj misterioz

0

Aktorja e njohur Eliona Pitarka është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të parë dhe këtë lajm të bukur na e ka treguar vetëm së fundmi.

Në rrjete sociale, Eliona ka treguar se po pret një vajzë dhe në rrjete sociale s’na i ka kursyer më pozat me barkun e rrumbullakosur.

Aktorja ka treguar se po kalon ditët më të bukura të jetës së saj teksa është në pritje të bebushit dhe po e shijon në maksimum shtatzëninë.

Së fundmi, në një ‘mini-intervistë’ me ndjekësit e saj në Instagram, Eliona ka treguar gjithçka për shtatzëninë, martesën e partnerin misterioz.

Eliona ka rrëfyer se është martuar dhe ka tashmë 3 vite e gjysmë me partnerin. Të dy e kanë pritur shumë të lumtur lajmin e shtatzënisë dhe të dy dëshironin të kishin vajzë. Bashkëshorti i saj nuk ka aspak lidhje me televizionin dhe bën një punë tjetër.

Megjithëse s’e kishim parë më herët, aktorja e bëri “zemrën gur” dhe publikoi foton e parë me partnerin, të cilin deri tani e kishte mbajtur të fshehtë nga mediat e publiku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu