Elisabeta Imeraj caktohet drejtuese e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë

0

Elisabeta Imeraj caktohet drejtuese e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë në bazë të procedurës së ngritjes në detyrë ka caktuar në krye të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, prokuroren Elisabeta Imeraj.

Imeraj do të drejtojë prokurorinë e Tiranës për një mandate 3-vjeçar.

Njoftimi i plotë i KLP:

Në përfundim të procedurës se ngritjes në detyrë, KLP ka vendosur unanimisht, caktimin e prokurores Elizabeta Imeraj, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për një mandat 3 vjeçar.

Regullorja e miratuar nga KLP për procedurën e ngritjes në detyrë, parashikon se brenda 7 ditëve nga vendimi për renditjen e kandidatëve për pozicionin e drejtuesit e prokurorisē, ( e cila është zhvilluar në seancën plenare të datës 18.03.2021), Këshilli emëron drejtuesin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu