Ulet numri i shtrimeve të rasteve me 40 % në spitalet COVID

0

Ulet numri i shtrimeve të rasteve me koronavirus në 4 spitalet COVID në Tiranë. Në 24 orët e fundit në spitalin “Shefqet Ndroqi” që tashmë po pret edhe urgjencat e Tiranës, ka pasur 13 shtrime në 24 orët e fundit, ndërsa numri i të shtruarve në total është 100-110.

Po ashtu ai theksoi se situata paraqitet më e qetë edhe në spitalin COVID1, ku ka rreth 60 të shtruar dhe në COVID3 rreth 70 dhe në COVID4, rreth 15 pacientë.

Në 3 ditët e fundit kanë ndërruar jetë 39 persona, ndërsa ngarkesa spitalore ka rënë në shifrën 40-43 %. Mes të tjerash  fatalitetet mbeten evidencë shqetësuese për mjekët. Sipas mjekëve, shkak i numrit të lartë të vdekshmërisë, është dërgimi i në gjendje të rëndë në spitale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu