Elton Ilirjani:”Po të ishte gjallë Enver Hoxha do të kryente marrëdhënie me mua.”

0

Elton Ilirjani është një ndër personazhet më të komentuar në media, jo vetëm prej suksesit të tij në fushën e biznesit por edhe publikimit të preferencave të tij seksuale.
Në mëngjesin e sotën ai ka reaguar në lidhje me komentet negative të bëra ndaj tij, pasi publikoi në rrjetet sociale disa foto provokuese.
Për komentuesit, të cilët siç cilëson ai shkruajnë:”Çohu Enver”, ai u kthehet se po të ishte gjallë diktatori do të kryente marrëdhënie seksuale me të.
“Ngacmimin e bëra qëllimisht se ka një përqindje shumë të lartë të komunistëve të heshtur dhe që flasin, e bëra me qëllimin se Shqipëria nuk reagoi si Romania, dhe e veja e diktatorit vdiq si një zonjë në mes të Tiranës. Reagimi im erdhi për t’i thënë shoqërisë shqiptare të shkëputet nga njeriu i ndërtuar në komunizëm.
Këta politikanë janë të gjithë pasardhës të tyre, ose janë fëmijë të Bllokut, ose kushërinjtë të Bllokut dhe njerëz të ardhur nga Partia e Punës, një vazhdim i komunizmit i tmerrshëm dhe ti nuk guxon të thuash një fjalë dhe aq më tepër të hedhësh një foto.
Shqiptarët nuk kanë mirëqenie dhe kur vjen puna kur iu shajnë liderët bëhen keq. Shqiptarët e duan Enverin. Po të shikosh komentet që bëjnë, vetëm 1 përqind sjellin besimin fetar si problem, ndërkohë të gjithë thonë “Çohu Enver”. Po të ishte gjallë Enveri do të vinte të bënte dashuri me mua, kështu që shqiptarët të qetësohen se nuk janë gjërat ashtu siç duken. “, tha Ilirjani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu