Çfarë tha Balla në Elbasan për zgjedhjet, Lulzim Bashën, SPAK-un dhe Ilir Metën

0

Balla në Elbasan për zgjedhjet:
Ky aktivitet sot nuk paralajmëro fushatë të ashpër, por sensibilizim.
I bëj thirrje cdo gruaje dhe vajze që të bëjë skanerin që të identifikojë në kohë kancerin e gjirit.
Fushata zgjedhore zhvillohet 45 ditë para zgjedhjeve i bie 10 mars dhe 14 mars kemi Ditën e Verës dhe shpresojm ta mundim pandeminë.
Në Elbasan përgjigjen për cështjen e inceneratorëve e japin banorët.
Të gjithë e mbajnë mend që fusha e plehrave ishte burim sëmundjesh edhe për sëmundje kanceroze si edhe kanceri i gjirit.
Ky aktivitet dëshmon edhe qasjen që kemi ne për përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët
Elbasani mbulohej nga tymi i plehrave dhe që sot është një park.
Ndërkohë kemi një teknologji tepër të lartë të çërtiikuar nga ekspertët më të zgjedhur mjedisor.
Për mua rëndësi ka cfër thonë banorët e qytetit që unë kam nderin ti përfaqësoj, dhe ju keni rol të rëndësishëm tu tregoni atyre që tani zgjohen nga gjumi, besoj e keni parasysh për kë them.
Lulzim Basha ka qenë deputet i Elbasan dhe u pemtoi banorëve se do ta zgjidhte problemin.
Besoj e mbani mend se çfarë bëri Luli për këtë qytet.
Sot ne transformuan rrënjësisht është shembulli më kuptimplotë që atë që nuk bënë asgjë e bëjnë pis dhe ju jeni dëshmitarë okularë.

Balla për Hetimet e SPAK:
Mbështes çdo hetim të lirë e të pavarur sepse vetë shumë herë kam iniciuar hetime. Organet ligjzbatuese të bëjnë detyrën. Lidhur me çdo lloj kallzimi që lidhet me trajtimin e mbetjeve urbane gjygjin do ta bëjë populli i Elbasanit më 25 prill. Populli i Elbasanit e di se si ishte gjendja dhe se si është sot në një impiant me teknologji të lartë.

Balla për Kodin zgjedhor të kthyer nga Presidenti:
Është një president mistrec.
Lidhur me dekretin e Presidentit Meta për refuzimin e Kodit Zgjedhor, më vjen keq që Presidenti mori të gjithë kohën e mundshme për të vonuar procedurat parlamentare, por skemi asnjë ditë për të humbur, Kodi Zgjedhor ka transformuar tërësisht qasjan dhei ka dhënë më shumë fuqi popullit, jo vetëm për të zgjedhur partinë politike, por edhe kandidatin që dëshiron. Çdo lloj vonese, e shkatuar për shkak të një presidenti mistrec dhe hileqar, unë besoj që ne kemi të gjitha mundësitë të vijojmë punën sensibilizuese dhe shpejguese ndaj qytetarëve. Këtu një rol të rëndësishëm merr KQZ në formulën e re komisioneri, enti apo këshilli i ankesave. Por këu është një moment shumë i rëndësishëm t’u shpjegojmë qytetarëve shqiptarë se Reforma Zgjedhore e cila mori shumë kohë, gati 3 vite, është një sukses i cili ka garantuar, që zgjedhjet e 25 prillit, padyshim janëtë lira dhe dmeokratike, por pas shumëviteve qytetarët shqiptarë kanë mundësit të kenë dy vota (dy gishta) meqënëse ky është edhe simboli që Presidenti i Republikës po përpiqet t’ja vjedhë Partisë Demokratike. Infoelbasani.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu