EMRI/ Dhunoi një person gjatë konfliktit për motive të dobëta, arrestohet 33-vjeçari

0

Një 33-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi dhunoi një 53-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Ngjarja ndodhi pasditen e së enjtes në lagjen nr.8 të qytetit bregdetar. I arrestuari është Demir Deda.

53-vjeçari ndodhet aktualisht në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu