Elbasan/ Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

0

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 70 vjeç, banues në Gramsh, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. G., 18 vjeç, pasi dyshohet se më datë 14.02.2024, ka goditur me grushte, një bashkëmoshatar, për motive të dobëta;

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. H., 33 vjeç, K. H., 62 vjeç dhe S. H., 57 vjeçe, të tre banues në Librazhd, pasi kanë kanosur njëri-tjerin, me fjalë, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

-Mesditën e djeshme, në Spitalin Rajonal Elbasan, është paraqitur për të marrë asistencë mjekësore, një 10-vjeçar, i cili nga veprimet hetimore rezultoi se ishte rrëzuar aksidentalisht në palestrën e shkollës, gjatë orës mësimore të edukimit fizik. Pas marrjes së mjekimit, 10-vjeçari u largua në banesë, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për vlerësim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu