Emri-Foto/ Shiste kokainë në Angli, përfundon “ëndrra” e 27-vjeçarit shqiptar për t’u bërë i pasur, dënohet me burg

0

Një i ri shqiptar është dënuar me burg në Angli, nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Mediat britanike bëjnë me dije se shqiptari është identifikuar si Xhenet Hasaj, 27 vjeç, dhe se është dënuar me dy vjet e shtatë muaj burg.

Hasaj u deklarua fajtor për akuzën e posedimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, konkretisht kokainës.

Ai u vu në pranga në 25 mars, pasi oficerë të veshur civilë që po patrullonin në Aylesbury, e ndaluan teksa udhëtonte me një Audi A4.

Pas kontrollit të ushtuar në automjet ata gjetën 250 paund dhe 18 doza kokaine, të paketuara dhe gati për shitje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu