“Mu duk si kukull”, rrëfimi i peshkatarit që gjeti trupin e të miturës në lumin Buna

0

Safet Hasani është peshkatari që gjeti të pajetë trupin e vajzës 8-vjeçare në Shkodër, e cila është mbytur në ujrat e lumit Buna. Peshkatari thotë se trupin e të miturës e pa rastësisht, teksa shton se ishte lutur të ishte një kukull dhe jo njeri.

I shokuar nga ajo pamje që pa nën ujë, peshkatari njoftoi policinë dhe pasi i dërgoi me varkën e tij pak metra pas bentit të Darragjatit në Dajç u konfirmua se trupi i pajetë i përket 9-vjeçares, njëra prej tre fëmijëve që umbytën bashkë me nënën e tyre Alma Arrazi, shkruan tva.

“Kam qenë duke gjuajtur peshk dhe duke u ngjitur tek një vijë uji pak më poshtë nga benti i Darragjatit, ishte errësirë dhe mu desh të ndizja dritën e telefonit për për të parë se mos në ndeshta helika në tokë. Në fund të ujit më bëri të dyshoj sepse ishte 1 metër e pak ujë dhe nuk po e disha nëse ishte kukull apo njeri. Për momentin u shokova sepse më shkoi mendja se mos është njeri. Mora policinë në telefon pas pak minutash dhe erdhën menjëherë. Erdha me varkën time dhe i mora këtu tek benti i Darragjatit dhe kemi shkuar tek vendi.

Pasi policët e çuan sipër u konstatua se ishte njeri. U shokova sepse thoja ishalla nuk është njeri se të vjen keq por pastaj më shkoi mendja që të marr policinë sepse ishte diçka që nuk e kisha dëgjuar as në lajme për ndonjë person të humbur apo se është mbytur kush apo jo”, ka rrëfyer peshkatari Safet Hasani, i cili gjeti trupin e vogëlushes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu