(Emri) Ja kush është 56-vjeçari nga Librazhdi që vrau gruan e tij dhe më pas veten

0

Është zbuluar identiteti i 56-vjeçarit, i cili ekzekutoi me sëpatë bashkëshorten e tij dhe më pas u gjet i vetëvarur në fshatin Dragostunjë të qytetit të Librazhdit. Ai është shtetasi Qemal Bici.

Njoftimi i lotë i policisë: Librazhd/ Informacion paraprak

Në fshatin Dragostunjë, Librazhd, në banesë shtetasi Q.B., rreth 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta  dyshohet se ka vrarë me mjet të mprehtë ( sopatë) bashkëshorten e tij shtetasen M.B., rreth 53 vjeçe dhe më pas ka varur veten.

Grupi hetimor nën drejtimin  Prokurorisë  ndodhet në vendgjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të  rrethanave të ngjarjes

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu