EMRI/ Vritet me thikë nxënësi i klasës së 9 në Gramsh, plagoset dhe një tjetër (DETAJE)

0

GRAMSH- Një sherr me thika mes disa adoleshentëve në Gramsh, ka sjellë një bilanc tragjik me vdekjen e një 15-vjeçari, nxënës në klasën e nëntë.

Viktima është Fatjon Bici.

Ngjarja ndodhi pranë shkollës 9-vjeçare “Asllan Shahini”.

Burimet raportojnë edhe për një të plagosur, Marko Liçi, 15-vjeç. Sipas ‘bluzave të bardha’, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, por do të niset drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Mësohet se adoleshentët e përfshirë në sherr janë të moshave 14 dhe 15 vjeç.

Ende nuk dihen detaje në lidhje me këtë rast të rëndë, se çfarë ka ndodhur mes tyre dhe cila ka qënë arsyeja e këtij konflikti që përfundoi me një jetë të humbur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu