Ende nuk dihet çfarë po ndodh me Arjan Salën,dërgohen 2 grupe të specializuara në magazinën e djegur

0

Forcat e ushtrisë kanë mbërritur ditën e sotme në magazinën ku ka mbetur i bllokuar punonjësi i sigurisë Arjan Sala.

Arjan Sala rezulton i zhdukur prej mbrëmjes së djeshme kur dhe nisi zjarri në magazinën në fjalë dhe ende nuk dihet fati i tij.

Familjarët e tij bënë apel ditën e sotme për ndërhyrje në mënyrë që të bëhet e mundur gjetja e Arjan Salës, ndërkohë një kushëriri i tij tha se Arjani shpëtoi 25 veta dhe u sakrifikua për vete.

Mësohet se ishte zjarrëfiksja ajo që ka kërkuar ndihmën e ushtrisë, e cila ka dërguar dy grupe për të bërë të mundur një kërkim më të specializuar për gjetjen e punonjësit të sigurisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu