“Enver Hoxha kishte më shumë anë pozitive se negative”/ Deklarata e fortë e Luljeta Bozos

0

Një nga kandidatët me të përfoluara për deputete nga radhët e PS, inxhinieria Luljeta Bozo ka bërë një deklaratë të fortë për regjimin e Enver Hoxhës.

Disa ditë më parë në emisionin “Dekalog” ajo ka deklaruar se Enver Hoxha ka më shumë anë pozitive sesa negative.

I pyetur, se “çfarë dëmesh i ka shkaktuar Enver Hoxha dhe figura e tij kombit shqiptar”, Luljeta Bozo u përgjigj:

“Po t’i vësh në balancë, për mua ka më shumë anë pozitive sesa negative”.

Luljeta Bozo është e renditur e dyta në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës. Ajo u bë e njohur për publikun pas tërmetit të 26 nëntorit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu