Sezoni i ri i “Portokalli”/ Ndryshime në drejtim, regji e prezantim. Edicioni i 35 nis sonte me shumë surpriza

0

Portokalli fillon sezonin në ekranin e Top Channel, dhe këtë herë me ndyshime të rëndësishme.

Drejtimi i spektaklit të humorit I është besuar Filip Cakullit, regjia skenike do të bëhet nga Bledar Laco dhe ajo televizive nga Redi Treni. Moderimi po ashtu ka një imazh të ri. Fjoralba Ponari do të qëndrojë krah Salsano Rrapit. E gjithçka tjetër do të mbajë markën “portokalli” megjith eksperiencën e saj ndër vite. Në këtë edicion të 35 priten shumë surpriza.

Krahas ashtu sic e quajnë ata “gjakut të ri”, ka edhe “veteranë”, siç janë skenaristët.

Rolet ngelet po ato që publiku i njeh dhe I duartroket prej vitesh, por edhe personazhe të rinj, do shpalosen shumë shpejt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu