Epike/ 60-vjeçari hiqet si i vdekur, organizon funeralin e tij për të parë se kush do të shkonte

0

Një ngjarje aspak normale ka ndodhur në Brazil, ku nje 60-bjecar ka deklaruar vdekjen e tij, vetëm për të parë se kush do t’i vinte në varrim.

Baltazar Lemos, 60 vjeç, nga Curitiba, Paraná, njoftoi vdekjen e tij në mediat sociale dhe organizoi një funeral mashtrimi për miqtë dhe familjen e tij.

60-vjeçari drejton një axhensi funeral dhe kjo ide i erdhi pasi në një ceremoni mortore kishin shkuar vetëm 2 veta dhe në këtë mënyrë ai mendoi të bënte “funeralin” e tij për të parë pjesëmarrjen.

60-vjeçari e kishte mënduar gjithëçka shumë mirë, ai një dite postoi një foto nga spitali, ndërsa një ditë më pas njoftoi vdekjen e vetes.

Miqtë u tronditën nga vdekja duke përfshirë nënën e tij 80 vjeçare e lidhur me karrige me rrota – dhe filluan t’i bëjnë homazhe atij dhe jetës së tij. Miqtë dhe familja u mblodhën shpejt për t’i bërë nderimet e tyre brazilianit në një kishë në qytetin e tij të lindjes, Curitiba. Por sapo filloi ceremonia, zëri i Lemos filloi të dëgjohej nga altoparlantët, duke detajuar 60 vitet e jetës së tij.

Të pranishmit ishin të tronditur dhe lotët filluan të rridhnin nga sytë e shumë njerëzve. Vajtuesit menduan se Lemos e kishte regjistruar kasetën përpara vdekjes së tij të supozuar.

Dyert e alterit pastaj u hapën dhe miqtë dhe familja e Lemos u përballën me burrin. Vajtuesit ishin të tmerruar dhe të hutuar, ndërsa lotët vazhduan të rridhnin nga shumë prej të pranishmëve.

Funerali i mashtrimit nuk dukej se kishte rezultatet që priste Lemos. Ndërsa ai u përpoq të shpjegonte se çfarë kishte ndodhur dhe pse donte të falsifikonte vdekjen e tij, kongregacioni që kishte qenë i pikëlluar për vdekjen e tij tani ishte ndezur nga inati dhe filloi ta akuzonte për mizori.

Lemos tha për gazetën braziliane Otempo : “E kisha idenë pesë muaj më parë. Doja ta bëja të dukej sikur kam vdekur vërtet. Njerëzit e interpretuan atë në mënyrën e tyre. E vërteta është se unë doja të dija se kush do të vinte tek unë.’

Ai gjithashtu kërkoi falje për mashtrimet e tij. “Nuk i thashë askujt, sepse shpresoja se do të funksiononte. Nuk kisha ndërmend të lëndoja, ofendoja ose t’i shkaktoja ndonjë dëm dikujt. Unë sinqerisht u kërkoj falje këtyre njerëzve’.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu