Erik Lloshi me mëri ndaj artistëve të rinj: Kanë vetëm këngë bastarde

0

Erik Lloshi është shprehur shpesh i revoltuar me këngëtarët e rinj, pa asnjë talent, që kanë pushtuar industrinë muzikore. I ftuar ditën e sotme në emisionin “Abc e Pasdites”, ai tha se shumë këngëtarëve të famshëm u bëhen hapur vjedhje dhe asnjëri nuk flet. Eriku tregoi se ka shumë këngëtarë të rinj, me vetëm dy këngë, që këndojnë në lokale të ndryshëm dhe përfitojnë në kurriz të emrave të mëdhenj.

“Vjen dikush del nga hiçi dhe merr një çmim më të lartë se sa ne dhe këndon dy këngë, që nuk janë as këngë, por më fal për shprehjen janë bastarde komplet dhe në fund këndon këngën e Valbonës, Aurelës, të Anxhelës, të miat. Në bazë të kësaj kjo është një vjedhje e hapur dhe asnjë nga ne nuk ndihet. Ai shkon fiton në kurrizin tonë. Mund të bësh covera, por nuk fiton. Kur merren të drejtat autoriale në Youtube lekët i kalojnë atij që ka bërë këngën dhe jo atij që bën coverin. Kur dikush nuk vlen për këtë gjë, atëherë unë bëhem shumë nervoz”, u shpreh Eriku.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu