Erion Veliaj: Basha nuk merr dot as votën e gruas së tij

0

Kryebashkiaku Erion Veliaj shfrytëzoi fundjavën për të takuar sipërmarrësit në Rrogozhinë, për të cilët premtoi lehtësim taksash në një periudhë të vështirë si pandemia.

Ne e bëmë vjet dhe do ta bëjmë sivjet, të gjitha bizneset që janë kafe, lokale që përdorin hapësirën publike ne do ta falim taksën do ta bëjmë zero, se nuk ka qenë xhiroja si vitet e tjera”.

Kryebashkiaku Veliaj nuk kurseu kryetarin e PD, që sipas tij në 25 Prill nuk do  mund të marrë as votën e familjarëve, dhe duke e cilësuar si kukull në duart e presidentit. Erion Veliaj: Basha nuk merr dot as votën e gruas së tij

“Kur s’të voton as gruaja jote nuk je lider i fortë, kur të skadon karta dhe nuk voton as vetë. Ne mendonim që do e bënim shtyrjen e kartave për popullin jo për atë që kandidon për kryeministër”.

Kryebashkiaku kërkoi votën e qytetarëve të Rrogozhinës për të përfunduar të gjitha projektet e nisura në mandatin e tretë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu