Fushata, Këlliçi: Me 25 Prill duhet t’i japim fund varfërisë që largon krahun e punës dhe rininë

0

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi vijon takimet ne zonën e Kombinatit. Ai ka publikuar në faqen e tij në facebook nje mesazh dhe foto nga takimet e zhvilluar në tregun në ish Qytetin e Nxënësve.

“Në 90% të familjeve që takova, 2 nga 3 femijët e tyre janë larguar nga Shqipëria. Familje të zhytura në borxhe të mëdha që presin me shpresë të shohin ndryshim”, shkruan ai.

Kalova përmes tregut në ish Qytetin e Nxënësve për të biseduar me tregtarë të vegjël. Mjafton pak kohë qëndrimi këtu për të parë se fuqi blerëse nuk ka.

Shkova edhe në tregun e komunitetit Rom, ku banorëve u kërkohet nga bashkia të levizin nga zona pa asnjë plan akomodimi për ta.

U ndala gjithashtu në rr. “Vasfi Samimi”, e shkatërruar totalisht prej vitesh. Kjo është një nga rrugët më të rëndësishme që lidh Qytetin e Nxënësve me Kombinatin.

Në 90% të familjeve që takova, 2 nga 3 femijët e tyre janë larguar nga Shqipëria. Familje të zhytura në borxhe të mëdha që presin me shpresë të shohin ndryshim.

Duhet t’i japim fund kësaj varfërie që largon krahun e punës dhe forcën vitale të rinisë! Më 25 prill, të gjithë të bashkuar për ndryshim.

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu