Ervin Salianji: Ato që ndodhën në 8 janar akte parapolitike, isha kundër hekurave

0

– Duke folur në mbledhjen e Kryesisë, deputeti Ervin Salianji i ka quajtur akte parapolitike ato që ndodhën në selinë e PD-së në 8 janar duke theksuar se dhuna është kufiri tek i cili ndahet çdo përfaqësues i Partisë Demokratike.

Sipas Salianjit, ai ishte kundër përforcimit të mbrojtes në godinë, pasi sipas tij nuk ishte marrja e godinës ajo që do të legjitimonte krahun e Berishës, por kontakti me demokratët.

“Ky diferencim duhet te jetë edhe për të mos perjashtuar në bllok, duhet të japim mundësinë e reflektimit dhe distancimit nga dhuna pjesëmarrësve që mund të jenë aty dhe jam i bindur që janë aty për shkak te zhgenjimit dhe dëshpërimit të mosfitores në 25 Prill! Nxitja për dhune dhe perkrahja e dhunës duhet të jetë kriteri ndarës për përjashtimin ose bashkëjetesën, nëse ka kolegë që pranojnë rrezikimin e jetës dhe eleminimin fizik të drejtuesve të degëve, të Këshillit Kombëtar, deputetëve kjo është vijë ndarëse dhe këtu nuk i kemi përjashtuar në por ata. Gabimet e së shkuarës nuk duhet të përsëriten dhe PDSh duhet të jetë force që udhëheq dhe tërheq pjesën e shoqërisë që përditë e më shumë po zhgënjehet nga politika, ju duhet të bëni diferencën me gjithçka që keni bërë gabim në 8 vitet e bashkëdrejtimit të perceptuar. Personalisht isha dhe jam për mosvendosjen as të hekurave, as të betejës për godinën. Nuk e marrin dot godinën dhe as marrin dot legjitimitet prej saj, sado rrotull të vijnë, ashtu siç hyjnë dalin sepse ligji është kufiri dhe jo sjellja tribale dhe as zaptimi”, mësohet të jetë shprehur gjatë mbledhjes Ervin Salianji.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu