Evakuohen turistët në Turqi, zjarret “e tërbuara” rrethojnë plazhet dhe resortet

0

Ndërsa zjarret e tërbuara tani po kërcënojnë hotele dhe shtëpi, turistët janë evakuuar nga plazhet dhe resortet në jug-perëndim të Turqisë.

Anijet e rojeve bregdetare turke – të ndihmuara nga anije dhe jahte private – u vunë ën gatishmëri për të transportuar pushuesit në vende të sigurta..

Në qytetin e Bodrumit, thuhet se u evakuan tre hotele me pesë yje.

Zjarret, të cilët po vazhdojnë që nga e Mërkura, u kanë marrë jetën të paktën 6 perosnave.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan i shpalli rajonet e prekura “zona fatkeqësish”.

“Ne i kemi shpallur rajonet e të prekura nga zjarret pyjore si” Zona të Katastrofës që Ndikojnë në Jetën e Përgjithshme . Ne do të vazhdojmë të marrim të gjitha hapat e nevojshëm për të shëruar plagët e kombit tonë, për të kompensuar humbjet e tij dhe për të përmirësuar mundësitë e tij edhe më mirë se më parë. ”

Erdogan gjithashtu njoftoi se qeveria turke do të mbulojë qiratë për njerëzit e prekur nga zjarret dhe do të rindërtojë shtëpitë e tyre. Ai tha se taksat, sigurimet shoqërore dhe pagesat e kredisë do të shtyheshin për të prekurit dhe bizneseve të vogla do t’u ofroheshin kredi me zero interes.

Ministri i bujqësisë dhe pyjeve, Bekir Pakdemirli, tha se 98 nga 101 zjarret që shpërthyen mes erërave të forta dhe nxehtësisë përvëluese janë vënë nën kontroll.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu