Ufo-t në Krastë të  Elbasanit. Mahniten banorët (Foto, video, dëshmi)

0

Tashmë nuk është më thjesht një teori konspirative apo hamendje e dikujt. Çdo ditë e më shumë raportohen foto e video mbi ekzistencën e objekteve të çuditshme jashtëtokësore apo ekzistencës së UFO-ve.

Disa banorë të Elbasanit janë mahnitur mbrëmë kur mbi qiellin e Kodër Krastës kanë parë një objekt të çuditshëm.  Një eksperiëncë që kurrë nuk e kishin përjetuar më parë.  Mjaft prej tyre realizuan edhe foto e video për të provuar edhe njëherë se jashtëtokësorët, ose të paktën objektet e tyre, janë duke vizituar tokën.

Luan Banja ishte një nga dëshmitarët e kësaj ngjarje të pazakontë. Ai tregon:

“Ishim duke pirë kafe në një lokal në afërsi të Krastës. Ishte ora rreth 23.00 e natës kur befas nga Kogdër Krasta u ngrit një objekt me ndriçim të veçantë.  Ngjante si një përzhëktor i fuqishëm. Fillojë të lëvizë majtas e djathtas pastaj u ngrit lart. Qëndroi për disa sekonda ashtu e më pas u zhduk në errësirë. Të gjithë sa ishim aty u ngritëm në këmbë. Të gjithë pothuaj po bërtisnin Ufo, Ufo. Madje disa u frikësuan dhe nisën të lënë edhe lokalin. Nxorëm celularët e filmuam këtë objekt. Nuk isha vetëm unë. Kanë filmuar dhe bërë foto mjaft të tjerë. Për herë të parë në jetën time kam parë një objekt të tillë. Tani e besoj. Ai ishte një UFO. Po ju dërgoj një videon time dhe të një shokut tim. Kanë bërë edhe të tjerë video me këtë objekt. Nuk do ta harroj kurrë”.

Në fakt prej vitesh në Elbasan janë raportuar dëshmi mbi ekzistencën e UFO-ve. Aq shumë raste janë parë dhe raportuar se Kërraba mund të konsiderohet tashmë si një ‘bazë’ e UFO-ve.

Për më shumë ndiqni dy video të bashkuara në një të dërguara nga Luan Banja dhe Erald Zela.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu