Familja e viktimës hap dyert e mortit, zbardhet dëshmia e ish-bashkëshortes së Kudret Saliajt: Më kërcënoi para 4 ditësh

0

Familja e Kudret Saliajt, i cili u vra ditën e djeshme nga vjehrri i tij, ka hapur dyer e mortit këtë të shtunë dhe pritet që ceremonia e varrimit të mbahet në orën 14:00. Familjarët jashtë kamerave, u shprehën se ngjarja ishte e rëndë dhe  se ata nuk e prisnin një gjë të tillë, ndërsa nuk pranuan të prononcohen për mediat.

Familja Saliaj jeton në zonën e Freskut në Tiranë, ndërkohë që me të atin qëndronin dhe tre fëmijët e çiftit që ishin në prag të divorcit, dhe dje kishin seancën ku do të vendosej në gjykatë se me cilin prej tyre do të jetonin prindërit.

Sakaq është zbardhur dhe dëshmia e Dhurata Saliajt, e cila u arrestua dje së bashku me të atin e saj Mexhit Picarin, si bashkëpunëtore në krim.

“Me Kudretin kemi pasur marrëdhënie të acaruara, sa herë që doja të takoja fëmijët na kërcënonte. Kudreti kërcënonte se do të më vriste. Rasti më i fundit ka ndodhur përpara katër ditësh, ku ai na ka kërcënuar. Kur vinte në shtëpi përballej me mamin tim. Familja ime ka jetuar në presion prej kaq shumë kohësh”, është shprehur Dhurata Saliaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu