
Vetëm 7 farmacistë kanë marrë vaksinën anti-Covid në Lezhë, 6 prej të cilëve për shkak të moshës.
Farmacistët kanë hezituar të kryejnë vaksinën.
Mësohet se 6 nga farmacistët plotësonin fashën moshore mbi 70 vjeç. Ata e kanë bërë Pfizer më herët në Shkodër.
“Një pjesë kanë bërë Pfizer në Shkodër. Edhe unë kërkova të bëj të njëjtën vaksinë, por e kanë ndërprerë dhe kanë dërguar kinezen.
Vaksinën kineze e bëra sepse kam probleme shëndetësore. Por qytetarët hezitojnë ta bëjnë kineze sepse nuk është e certifikuar nga EMA”, tha ajo.
Kjo infermiere është e indinjuar pasi e quan të vonuar vaksinimin e kësaj kategorie.
“Farmacistët dhe dentistët i lanë pas dorë. Vaksinën fillimisht e bënë të moshuarit, s’mund të bëjë 90 vjeçari para farmacistëve që janë gjithë kohës në kontakt. Ministria e Shëndetësisë duhet bënte këtë favor, siç bëri vaksinimin tek mjekët e infermierët, duhet të vaksinonte edhe farmacistët e stomatologët me vaksinën Pfizer”, shtoi më tej Ndreu.