Fatbardh Kadili:Kadilli: “Nëse e shkëmbejnë me një thes mielli, atëherë ky është problemi i Bashës”

0

 

Anëtari i kryesisë së partisë Demokratike, Fatbardh Kadili, ka mbajtur një deklaratë për mediat lidhur ku ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të PD. Kadili ka kritikuar Bashën për dështimin në zgjedhje duke thënë se nuk i dha rëndësinë e duhur votës, duke bërë që në këtë mënyrë të japin votën për një thes miell para se të votojnë për Bashën.

Ai shtoi më tutje se kishte kontribuar gjithmonë për PD dhe se shpallja e kandidaturës së tij nuk vinte nga shpërthime emocionale por aryse politike për të paraqitur një projekt të ri.

“Ka qenë gjëja më e çuditshme që kam dëgjuar, unë nuk jam deputet që prej 2013. Nuk kam asnjë lloj hakmarrje, nuk bëhet fjalë për motive emocionale, por tërësiht politike. Nuk mund të ketë ndryshim në një rrugë që e kemi provuar për 8 vite tashmë.

Kam kontribuar me vetëmohim . Pasi prita përfundimin e procesit të numërimit, atëherë menjëherë kërkova dorëheqjen e Bashës.

Unë nuk besoj e gjithë numri i votave mbështetëse të partsisë Socialiste janë të vjedhura. Lulzim Basha ka detyrën e parë që t’i japë një vlerë votës që askush mos të shesë votat.
Nëse votohet për një thes me miell para se të votohet për Bashën atëherë është problemi i tij .

Kam plotësuar cdo lloj detyre të ngarkuar nga kryetari i partisë. Janë të paktën 4 qarqe ku unë kam kontribuar dhe rezultati ka qenë shumë i mirë.

Nuk i kam hyrë kësaj rruge si një grup kundër një grupi, por i kam hyrë si një projekt kundër një projekti. Një projekt i dështuar kundër një projekti të ri.

Përgjegjësi nuk mund të barazohet nga anëtari i kryesisë me kryetarin e partisë. Nëse do të kërkohej një garë e barabartë atëherë nuk është e tillë sepse Basha ka shumë mekanizma për të ndikuar në pabarazi në zgjedhjet që mund të mbahen.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu