Zbulohet çfarë përmban Kodi Etik për gjyqtarët

0

 

Në vendimin e KLGJ-së thuhet se gjyqtarëve dhe familjarëve nuk iu lejohet të marrin dhurata, dhe as të shfaqin publikisht bindjet e tyre politike.

Një tjetër pikë që preket në Kodin Etik është dhe veshja dhe sjellja që duhet të mbajnë gjyqtarët, e cila duhet të jetë brenda normave dhe e kujdeshme.

Gjyqtarët duhet të mos cënojnë besimin publik, të mos friksohen gjatë dhënies së vendimeve apo drejtësisë. Duhet që gjyqtarët edhe jashtë orarit të punës të kenë sjellje me integritet të lartë.

Po ashtu theksohet se zyra e gjyqtarëve nuk duhet të përdoret për qëllime të tjera, përpos atyre të punës, si dhe informacionet konfidenciale nuk duhet të nxirren për asnjë shkak.

Gjyqtarët po ashtu e kanë të ndaluar që të komentojnë vendimet e tyre në media, dhe çdo deklaratë që ata bëjnë duhet të jetë e përmbajtur, dhe të përçohet përmes gjyqtarit që merret me mediat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu