“Fatkeqësinë e kam përgjysmë”/ Flet babai i minorenit që vrau Martin Canin: Jam i vrarë në shpirt

0

Ndue Përlleshi, babai i autorit të dyshuar të vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, shprehet se është i shokuar për ngjarjen dhe shton se e ndan dhimbjen me familjen e Canit.

Fillimisht ai është shprehur i indinjuar për trajtimin dhe lajmet që janë bërë për djalin e tij, ndërsa i quan provokime dhe aludime të pabaza.

“Keni sulmuar një fëmijë”, thotë ai kur flet për mediat dhe lajmet që janë trajtuar pas tragjedisë.

Pjesë nga intervista me babanë e autorit të dyshuar të vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani:

Gazetari: Në radhë të parë më vjen keq për situatën që ndodheni ju dhe djali juaj, por duke qenë se nuk keni reaguar ende…

Zoti Perlleshi: Çfarë janë këto lloj provokimesh? Ku e dini dhimbjen që ka familja ime? Çfarë janë këto provokime? Si publikoni ato gjëra? Ku e dini ju dhimbjen tonë? T’ia shpreh dhimbjen ju? Apo familjes që ka hallin dhe ka hallin përgjysmë me mua.

Gazetari: Një minutë, zotëri…

Perlleshi: Asnjë minutë, keni sulmu një fëmijë dhe po sulmoni… se jam shumë i lënduar dhe i vrarë në shpirt për atë të ka vdekur dhe atë që ka ndodhur dhe nuk kam asnjë fjalë tjetër.

Gazetari: E kuptoj dhimbjen tuaj, unë ju kontaktova për të…

Perlleshi: Dhimbjen time e di Zoti lart dhe shpirti im dhe çdo njeri që me njeh mua, dhimbjen që kam unë tani. Sepse fatkeqësinë e kam përgjysmë./Top Story, TCH

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu