Fatosi, si bufi i kënetës së Nanos!

0

Nga Anisa Bahiti

Dikur, kur ne që s’kemi mbushur ende të 30-at ishim fëmijë, Fatos Nano, atëherë kryetar opozite i PS-së, i burgosur, i pati shkruar një letër partisë së tij, ku e akuzonte se ishte kthyer në një kënetë.
I madhi Dritëro Agolli, i cili ishte jo vetëm mëndjehollë, por dhe patriarku i PS , i qe përgjigjur se, nëse partia jonë është kënetë, atëherë ti je “bufi i kënetës.”

Për ne të rinjtë që as nuk e mbajmë mend as qeverisjen Nano, as “kryetarllëkun”e tij, se ka kaluar 16-vjet që është larguar, fjala Fatos NANO s’do të thotë asgjë, nuk do të thoshte asgjë deri dje, por pas intervistës së mbrëmshme do të thotë akoma me hiç.
Kush është Fatos NANO për dikë që nuk i ka mbushur akoma 30 vjeç në Shqipëri?

Është burri i një zonje arrogante dhe të pasuruar në shpatullat e pushtetit të socialistëve dhe shqiptarëve që çdo biznesi i vë emrin e vet, si të ishte markë “coca-cola”. Është një adoleshent 70 vjeçar që është bërë gjysh, e shëtitet me makina të shtrenjta me targa 007, sikur të ishte një lac ordiner.

Për ne që s’kemi mbushur 30 vjeç, është një njeri që, kur flitet për të, nënkuptohet bixhozi dhe alkooli, si atëherë kur vinte dhe bllokonte mejhanet e Elbasanit, me muzikë deri në 7 të mëngjesit me zhurmë dhe tollovi. Është një baba i dështuar që një vajze e re s’do donte kurrë ta kishte veçse për paratë e tij. Është një politikan që i hapi dyert kriminelëve në politikë, që futi oligarkët në punët e shtetit në këmbim të një vile në Baden-Baden të Austrisë dhe një tjetre në TEG.
Është dikush që ka përgjegjësinë kryesore që sot te rinjtë e talentuar duhet të largohen nga Shqipëria, ndërsa fëmijët e Nanos dhe gruas së tij punojnë në shtet dhe në qeveri. Është dikush qe ka promovuar të gjithë ata që në politikë janë pengmarrësit kryesorë të së ardhmes së rinisë së sotme.


Është e drejta e tij të flasë e të mendojë për Ramën, Metën, Berishën etj, por njëherësh nuk mund të ketë budallenj që kanë harruar sesi jargavitej pas Saliut në zyrën e tij, në Kryeministri për t’u bërë president, sesi qurravitej pas 18 ore drekë e darkë me të ngrëna e të pira pas Metës duke u krekosur se ishte bërë shoferi i Ilir Metës, apo sesi mallkonte Edi Ramën me lëvizjen më idiote të politikës shqiptare të ashtuquajtur dalëzotëse.

Rinisë së sotme nuk i interesojnë as pazaret si ndërtues të Nanos, as ato si kryetar bashkie wi-fi të Kavajës, as huqet dhe as pasuria e egzagjeruar e tij dhe e familjes së tij, të cilat i ka vënë duke sakatuar Shqipërinë që na lanë trashëgimi ne, madje as prishjet e qejfeve dhe pazareve me ata partnerë politikë që i la Ramiz Alia, dhe ata që i zgjodhi vetë.

Rinisë shqiptare i intereson vetëm e ardhmja e shkatërruar, të cilën ja ka marrë peng këneta politike e ndërtuar në epokën e Nanos, në krye të së cilës qendron “bufi” Fatos!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu