Ndërron jetë në moshën 70 vjeçare ish-BOSI i “Gjallicës” Fitim Kërxhalliu, që u mori shqiptarëve 332 milionë dollarë

0

Ditën e sotme ka ndërruar jetë në moshën 70 vjeçare ish-bosi i firmës piramidale “Gjallica”, Fitim Kërxhalliu, i cili është përcjellë në varrezat e Sharrës.

Gërxhaliu kishte rreth 8 vite që kishte dalë nga burgu dhe jetonte në një banesë me qira në “Komunën e Parisit”.

Ai njohet si një nga themeluesit e firmës “Gjallica”, së bashku me Shemsie dhe Gani Kadrien, të cilët u shkaktuan rreth 70 mijë shqiptarëve një dëm prej 332 milionë dollarësh.

Pas rënies së firmave piramidale, ai u dënua në vqershor të vitit 2001 me 11 vite burg nga Gjykata e Apelit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu