Fëmijet fusin në telashe David Beckham, merret në pyetje nga Guardia di Finanza

0

Ish-futbollisti i Manchester United është marrë në pyetje nga Guardia di Finanza. Sipas asaj që bën të ditur The Sun, gjithçka zgjati rreth 45 minuta.

Ai ndodhej me pushime në brigjet e Amalfit në Itali së bashku me dy fëmijët e tij Cruz 16 vjec dhe Harper, 10 vjece. Jahti i tij kishte ndaluar në brigjet e mrekullueshme italiane por djali i tij kishte dëshirë të bënte një xhiro me një motor uji.

Por, mjeti në fjalë lejohet të drejtohet vetëm nga njerëz që kanë mbushur moshën madhore. Cruz dhe Harper, të cilët ishin pajisur me jelekë shpëtimi dhe qëndronin shumë pranë jahtit, sapo kishin filluar të zbaviteshin me motorin e tyre, ndërsa pesë minuta më vonë mbërriti Guardia di Finanza.

 

 

Beckham i thirri menjëherë fëmijët dhe ankoroi motorin e ujit. Po ashtu, atij iu desh që t’iu përgjigjej pyetjeve të oficerëve. Në fund, këta të fundit kërkuan të bënin një selfie me të. Më pas, ata shtrënguan duart miqësisht dhe u larguan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu