Nga Fatmir Popja
Festa e “Shën Gjergjit” në Steblevë të bashkisë së Librazhdit është një nga ato ngjarje tradicionale që shënojnë dhe pasqyrojnë jo vetëm karakterin kulturor të një komuniteti, por edhe lidhjen e thellë të tij me natyrën e mrekullueshme malore dhe historinë. Ky eveniment i cili zhvillohet çdo vit në këtë fshat të bukur të vendosur në zemër të Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë ka fituar vitet e fundit një rëndësi të madhe për banorët dhe vizitorët e shumtë që mblidhen për të festuar.Festa e “Shën Gjergjit” është një ngjarje që shënon gjithashtu çeljen e sezonit turistik veror malor në Steblevë .Kjo festë tradicionale është një moment që simbolizon nisjen e periudhës më të bukur për vizita, ekskursione dhe aktivitete në natyrën piktoreske malore . Me peizazhe mbresëlënëse dhe një biodiversitet të pasur, Stebleva është bërë gjithnjë e më shumë një destinacion i dashur për ata që kërkojnë të shijojnë natyrën e paprekur dhe t’u rikthehen vlerave të vjetra tradicionale. Kjo festë është mundësia perfekte për ata që dëshirojnë të shijojnë një atmosferë të ngrohtë, mikpritëse, dhe të mbushur me shpirtin e kulturës vendase.Stebleva, si një nga fshatrat që ndodhen brenda Parkut Kombëtar Shebenik ka një thesar të vërtetë natyror që të ofron mundësinë të shijosh bukuri të papërshkrueshme duke pasur mundësi për ecje malore, shëtitje përreth liqenit dhe eksplorim të florës dhe faunës që e bëjnë këtë zonë të veçantë. Aktivitetet gjatë festës përfshijnë një gamë të gjerë ngjarjesh kulturore, si koncertet dhe ekspozitat e artizanatit, të cilat pasqyrojnë traditat dhe historinë e fshatit dhe të krahinës.Mikpritja e ngrohtë e banorëve të Steblevës është një tjetër arsye që vizitorët të kthehen gjithnjë e më të shumtë çdo vit. Ata janë të njohur për zemrën e madhe dhe gatishmërinë për të ndarë me të tjerët trashëgiminë e tyre kulturore dhe për të ofruar një akomodim të rehatshëm për të gjithë ata që duan të përjetojnë jetën e thjeshtë dhe autentike të këtij fshati.Festa e “Shën Gjergjit” është më shumë se një festë,ajo është një mundësi për të shijuar natyrën, kulturën dhe mikpritjen që Stebleva ka për të ofruar. Stebleva është padyshim një vend ku tradita dhe moderniteti bashkohen për të krijuar një eksperiencë të paharrueshme për çdo vizitor.