Festohet në Elbasan 28 Nëntori, Dita e Shpalljes së Pavarësisë

0

U festua në Elbasan, 28 Nëntori, Dita e Pavarësisë.
Aktiviteti me këtë rast u zhvillua në monumentin e Aqif Pashë Biçakçiut, organizatorit të ngritjes së Flamurit në Elbasan dhe krahut të djathtë të Ismail Qemalit.
Merrnin pjesë në këtë takim prefektja e Elbasanit Majlinda Peza, kryetari i bashkisë Gledian Llatja, kryetari i Këshillit të Qarkut Bukurosh Stafa, deputetë, pushtetarë vendorë , intelektualë, qytetarë etj.
Fjalën e rastit e mbajti prefektja Majlinda Peza. Ndërkohë që janë vendosur buqeta me lule dhe janë bërë nderime pranë monumentit.
Në këtë aktivitet kanë munguar drejtues të opozitës.
Elbasani iste qyteti i parë në Shqipëri që ngriti Flamurin duke i hapur kështu udhë shpalljes së Pavarësisë më 28 nëntor në Vlorë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu