‘Finalja e Euro 2020 ishte komenti i fundit’. Dritan Shakohoxha njofton kandidimin për President të FSHF-së: Shpresoj të fitoj!

0

Mbrëmjen e djeshme teksa komentonte finalen e Euro 2020, komentatori i vjetër sportiv Dritan Shakohoxha ka shpallur kandidaturën për president të FSHF.

Ai e njoftoi këtë në ekran duke i njoftuar të gjithë shqiptarët që do të mbetet pjesë e sportit duke kandiduar për president të FSHF kundër Armand Dukës në zgjedhjet e ardhshme.

“Do lë gazetarinë, por në ambientin e sportit do të jem dhe do të jem gjatë. Çfarë të them më hapur? Do kandidoj për president të FSHF, kam bindjen se do të fitoj”, u shpreh ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu