Fjoralba Ponari na e tregon me këtë foto se kush është fansi i saj më i madh

0

Fjoralba Ponari, përveçse një vajzë shumë e bukur dhe me një zë kaq të adhurueshëm, na tregoi vite më parë kur konkurroi në “The Voice of Albania” se ishte e lindur për televizion.

Brenda pak kohësh asaj ju besuan një sërë programesh në Top Channel, si: “The Voice”, “Procesi sportiv”, “Ora e Tiranës”, “E diell” dhe së fundmi “Portokallia” duke u kthyer në një prej figrava më të dashura për publikun shqiptar.

Së fundmi bukuroshja ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku iu është përgjigjur mjaft pyetjeve.

Por, si mendoni ju, a mund të mungojnë pyetjet dhe përgjigjet për Françeskon në një bashkëbisedim me fansat e Fjoralbës? Padyshim që jo.“A do të pëlqeje një fans”?, e pyeti një ndjekës.

Tani i dashuri im më thotë gjithmonë se është fansi im më i madh”, i është përgjur Fjoralba, shoqëruar me një foto të çiftit.

Gjërat mes çiftit duken serioze dhe moderatorja nuk na i ka kursyer disa momente të ëmbla me partnerin në rrjete sociale.

Kujtojmë se prej pak muajsh është zbuluar se Fjoralba po jeton një romancë të bukur me atletin e quajtur Françesko.

Ishte vetë moderatorja që postoi foto të njëpasnjëshme me të duke na e fshehur portretin, por gjithsesi identiteti i tij u zbulua. Në rrjet u përhapën me shpejtësi fotot e tij, si dhe u bë e ditur se Françesko është jo vetëm atlet në sportin e xhudos në Tiranë, por edhe inxhinier softëare.

Vetë ajo pranoi lidhjen me të, teksa e ftuar në “Wake up” tregoi se nuk dëshiron ta ekspozojë shumë në rrjetet sociale sepse ai nuk është personazh publik.

“Unë me atë timen ia kam ruajtur identitetin. Nuk e kam mbajtur sekret edhe në intervistat që kam dhënë… Shikoni gjë aty, përveç fytyrës sime. T’ia përmend emrin tani, Françesko, se portalet i kanë bërë detyrat e shtëpisë, e kanë marrë vesh me çfarë merret e të gjitha me radhë…por thjesht nuk është personazh publik.”- u shpreh më herët Fjoralba.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu