Elbasan, 10 dhjetor 2025 — Një vatër zjarri u regjistrua këtë pasdite në një banesë në fshatin Kusarth, Njësia Administrative Bradashesh, Bashkia Elbasan.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka përfshirë katin e parë të banesës, ku janë përfshirë kryesisht mbeturina dhe sende jashtë përdorimit.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e MZSH Elbasan, të cilat ndërmorën veprimet e nevojshme për shuarjen dhe izolimin e flakëve. Falë ndërhyrjes së shpejtë të ekipeve, u evitua përhapja e zjarrit në pjesët e tjera të banesës dhe nuk raportohet asnjë person i lënduar.





