Ditën e djeshme, ishulli i Samos-it në Greqi u trondit nga një tërmet 6.7 ballë.
Si pasojë e lëkundjeve të fuqishme sizmike, që shkaktuan dëmtim të banesave mbeti i plagosur një 14-vjeçar shqiptar nga Fieri. I mituri Eriko Mane, teksa gjendet i shtruar në spitalin e fëmijëve në Athinë shprehet:
“Ju falënderoj shumë që po më dërgoni mesazhe, edhe po kërkoni zgjidhje për mua. Faleminderit shumë dhe gjithçka do shkojë mirë”.
14-vjeçari u operua në këmbë dhe gjendja e tij shëndetësore aktualisht është e mirë dhe mjekët thonë se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë dy adoleshentë – një djalë dhe një vajzë – ndërruan jetë në ishullin grek të Samos-it, pasi mbi ta u shemb një mur. Mane u vizitua edhe nga ambasadorja shqiptare, Luela Hajdaraga.