Nga Enia Hoxha
Ditën e sotme,në shkollën 9-vjecare “Qamil Guranjaku” u zhvillua trajnimi I parë post-karantinë me temën “ Të drejtat e fëmijëve”. Ky trajnim u organizua nga E.Hoxha dhe A.Gremi,si përfaqësues të “Save the children”,por dhe “Zëri 16+”.
Por cili ishte qëllimi I këtij trajnimi?
Duke marrë shkas nga mos-informimi I fëmijëve rreth të drejtave,por dhe detyrave të tyre,bëri që këto dy organizma të vihen në punë duke sjellë një mini seminar informues. Qëllimet e trajnimit të sotëm ishin:
– Informimi i fëmijëve mbi të drejtat e tyre
– Prezantimi me konventën e te drejtave të fëmijëve
– Informimi mbi detyrat që ata kanë
– Prezantimi me njësi si : NJMF (Njësia e mbrojtjes së fëmijëve )
– Prezantimin e organizatës “Save The Children”
– Informimi për grupin “Zëri 16 +…”
Tani më tepër se kurrë,të gjithë ne duhet t’I kthejmë sytë nga fëmijët,pasi jo vetëm janë e ardhmja e vendit tonë,por janë grupmosha më vulnerabël dhe e cënueshme nga cdo lloj dukurie.Është shumë e nevojshme që ata të nisin formimin e tyre që prej një moshe të herët. Me anë të trajnimeve të tilla ne arrijmë të “nxjerrim” fëmijë që në një të ardhme do të jenë të përgatitur dhe do e dinë pozicionin e tyre në shoqëri. Shqipëria ka nevojë për ta.Prandaj përse të mos investojmë në mendjet që do të udhëheqin botën?