Si të jeni të lumtur?/ E thjeshtë të për të gjetur çelsin e lumturisë…

0

“Lumturia është si flutura; sa më shumë që e ndiqni, aq më shumë do t’ju shmangë, por nëse e ktheni vëmendjen te gjërat tjera, ajo vjen dhe ulet ngadalë në shpatullën tuaj”, ka thënë filozofi Henry David Thoreau.
Joga dhe mësimet spirituale na mësojnë se lumturia është e vërtetë vetëm atëherë kur heqim dorë së kërkuari gjëra materiale dhe të panevojshme, me qëllim që ta zbulojmë kënaqësinë e pafundme që gjendet brenda nesh.
Sipas shumë ekspertëve, ndër mënyrat më të mira për të qëndruar gjithmonë të lumtur është duke e bërë atë që ju pëlqen.
Nëse jeni në punë apo në shkollë, bëni çfarëdo që ju pëlqen. Kur i bëni gjërat që ju pëlqejnë, ju lehtësoheni nga streset që janë krijuar nga ngjarjet e padëshiruara.
Prandaj nëse ndjeheni se keni nevojë të udhëtoni apo të takoni njerëz të ri, për ju ndoshta më mirë është të punoni si agjent marketingu se sa si kontabilist.
E njëjta gjë vlen kudo, asnjëherë mos i ndiqni paratë, por kënaqësinë që ju sjell një detyrë e caktuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu