Flet biznesmeni grek: Djali im nuk ka gisht në atentatin ndaj boksierit shqiptar

0

Dy persona u arrestuan për plagosjen e një ish-boksieri 32-vjeçar shqiptar, në Peristeri, të Greqisë, ngjarje e ndodhur një ditë më parë.

Ndërsa sot, mediat greke kanë publikuar detaje të reja nga atentati.

Një nga dy të arrestuarit si autorë të dyshuar, është djali i një biznesmeni të njohur në Greqi, Jorgos Leventakis.

Ky i fundit duke folur për gazetën greke Protothema, ka mohuar që i biri te kete gisht ne plagosje.

“Jani ishte në vendin e gabuar në kohën e gabuar. Djali nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen. As nuk dhunoi, as nuk qëlloi. Ai nuk kishte as armë. Kishte vetëm një shumë të madhe parash. Ndërsa personi tjetër është nipi im, dhe punon në ndërmarrjen time. As ai nuk e njeh shqiptarin”, tha biznesmeni grek, pronar anijesh.

Sipas tij, i biri ndodhej në vendin dhe në kohën e gabuar pasi kishte shkuar vetëm për të blerë një makinë.

“Unë ju them me përgjegjësi, ai nuk ka goditur ose qëlluar askënd. Kjo dëshmohet edhe nga dëshmitarët ”, shton biznesmeni grek.

32-vjeçari u sulmua duke u qëlluar me armë dhe me leva hekuri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu