Flet burri që masakroi gruan me thikë: Ndjeu zhurmën dhe ndezi dritën. Unë e qëllova 2-3 herë me thikë, s’i thashë asnjë fjalë…

0

ELBASAN- Ramiz Mici ka treguar për herë të parë se çfarë ka ndodhur ditën që vendosi të vriste bashkëjetuesen e tij, Jetlirën, nënë e dy fëmijëve. I dyshuari, ka rrëfyer se lidhja intime nisi me viktimën kur të dy ata ishin të martuar dhe bëhet fjalë për një histori 8-vjeçare. Një lidhje që i çoi të dy në ndarje dhe që më pas në një luftë xhelozie nga njëra anë, por edhe mërish nga ana e familjarëve të vrasësit, të cilët një vit më parë shkëputën lidhjet me të, si një shenjë refuzimi për bashkëjetesën e dy të rinjve.

“Të martën e datës 26.07.2022, ne debatuam me njëri-tjetrin dhe atë ditë Jetlira me ka goditur me shpullë. Më pas, të nesërmen ka shkuar në polici për t’u ankuar ndaj meje dhe punonjësit e policisë më kanë shoqëruar. Nga ajo ditë ne nuk qëndruam më bashkë, unë qëndrova në katin e dytë dhe ajo në të parin të të njëjtës ndërtesë. Në datën 29 korrik isha në shtëpi dhe pa punë dhe në mëngjes mora vesh nga postieri se Jetlira kishte kërkuar urdhër- mbrojtjeje ndaj meje dhe më pas më njoftoi një punonjës policie për datën e gjyqit. Më vonë, orën nuk e mbaj mend, pa asnjë lloj arsyeje kam marrë një thikë në dorë nga shtëpia dhe kam shkuar në katin e parë, ku banonte Jetlira dhe pasi kam hapur derën e katit të parë, hyra brenda. Jetlira ka dëgjuar zhurmat dhe ka ndezur dritën. Në atë moment, pa thënë asnjë fjalë, e kam goditur Jetlirën me thikë 2-3 herë, nuk e mbaj mend mirë, më pas jam larguar,”-tregoi ai.

Pasi qëndroi i fshehur dy ditët e fundit në një ullishte, derisa vendosi të afrohet pranë urës së Zaranikës, ku dhe e konstatoi policia. Në dosje përshkruhet se gruaja mbante veshur një bluzë pa mëngë me ngjyrë të zezë dhe me mbishkrimin “LOVE” dhe pantallona të shkurtra me ngjyrë si të bardhë. Ndërsa pranë trupit të saj u gjet një kuletë dhe 2 copë fletë-thirrje nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Nëna e dy fëmijëve, të moshës 37 vjeç, u qëllua në gjoks dhe në kokë me armë të ftohtë nga Ramiz Mici, i cili sapo kreu krimin, u largua, duke lënë gjithçka në vend, përfshi edhe kuletën “Hugo Boss” dhe paratë që gjendeshin në të, si dhe telefonin. Babai i Jetlirës kujton për policinë se e bija ishte ndarë dy vite më parë nga bashkëshorti i parë dhe vendosi të bashkëjetojë me Ramizin.

Në këto debate, sipas policisë, gruaja nga martesa e parë ka marrë dy fëmijët e Ramizit, për këtë arsye dhe Ramizi ka shkuar ne Greqi. Policia thotë se kur bashkëjetuesi u kthye nga Greqia, ata u pajtuan sërish dhe nisën bashkëjetesën deri ditën kur u grindën sërish dhe gruaja kërkoi ndihmën e policisë. Derisa i mori jetën mëngjesit të të shtunës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu