Flet sizmologu i njohur grek: Ky është tërmeti më i madh përgjatë tri dekadave

0

Profesori i shquar i sizmiologjisë Kostas Papazahos, në Universitetin Aristotelis të Selanikut ka folur për tërmetet dhe ka dhënë informacion si për vendet e prekura nga ky fenomen ashtu edhe për Shqipërinë.

Sizmologu ka shprehur se ky tërmet është ndër më të fuqijshmit në tri dekadat e fundit. Megjithëse mendohet që ky të jetë termeti kryesor, mund të ketë edhe lekundje të tjera pasuese po me këtë shkallë Rihter. Sa për Shqipërinë ai shprehu se ishte shumë larg epiqendrës dhe për këtë arsye nuk duhet të ketë frikën e tërmeteve të mundshme.

Kostas Papazahos ka thënë:

Është një prej tërmeteve më të mëdhenj të tre dekadave të fundit në territorin grek, I fuqisë 7 Rihter që ka shkaktuar edhe shumë lëkundje të tjera të mëvonshme, një veprimtari e cila vërtetë deri tani është me fuqi të dobët, por kjo nuk do të thotë që ky tërmet nuk do të pasohet nga tërmete të tjera që mund të arrijnë deri në 6 Rihter. Në asnjë mënyrë nuk ka efekt në Ballkan, sepse Shqipëria është shumë larg nga epiqendra. Këto lëkundje mund të shkaktojnë një efekt në zona të afërta, por në asnjë mënyrë në një zonë që ndodhet në distancë kaq të largët. Pra të mos ngatërrohemi është tjetër gjë rënia e një tërmeti të fuqishëm dhe tjetër gjë efekti që ai shkakton në distancë të largëta. Banorët në Shqipëri, padyshim që nuk duhet fare të shqetësohen se do të shkaktojë kjo lëkundje një termet aty. Duke parë shembujt në këtë zonë dhe historikun që kemi tregojnë se nuk mund të kalojmë më lëkundje të tjera fuqinë 6,9-7 Rihter, pra ky është 99% tërmeti kryesor që goditi zonën. Vlerësimet e ndryshme ndodhin se tërmetet kanë përmasa të ndryshme dhe bëhen vlerësime të ndryshme dhe në shkallë të ndryshme. Shkalla që përdoret ju referohet distancave të afërta dhe përmasave lokale dhe ka një tendencë që kjo fuqi të nënvlerësojë forcën reale të tërmetit. Ndaj dhe matjet e mëvonshme janë më të besueshme dhe këto përmasa lëvizin nga 6.9-7,2 Rihter,kështu që shumica e matjeve nxjerr fuqinë prej 7 Rihter. Thjesht këto vlerësime duan pak kohe te dalin dhe përmasat e para qe deklarohen në tërmetet e fuqishme zakonisht janë më të ulta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu