Ministria e Arsimit i ka dërduar një letër Ministrisë së Shëndetësisë, në të cilën kërkon që studentët e viteve të para në universitete të shkojnë në auditore në javën e parë të fillimit të vitit akademik.
Ministria e Arsimit vlerëson se në këtë mënyrë studentët do të njihen me mënyrën e mësimdhënies në auditore dhe më pas të vijojnë online.
“Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinise, vlerëson punën përgatitore dhe të gjitha masat e marra deri më tani nga IAL-te në respektim të akteve rregullatore, lidhur me masat dhe protokollet higjienosanitare mbi parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-I9. Por ju bëjmë me dije se, në vijim te propozimit të datës 29.10.2020 të Komitetit Teknik të Eksperteve, për zhvillimin e procesit mësimor vetën në distance dhe pa prezence fizike për një muaj nga institucionet e arsimit të larte, MASR me shkrese ill. 5838 prot., datë 30.10.2020 i kërkoi Ministrisë Shëndetësise dhe Mbrojtjes Sociale që për studentet që fillojnë për herë të parë një program studimi, të lejohet prezenca e tyre ne IAL, në grupe të vogla sipas një grafiku të përcaktuar, vetëm për javën e parë të vitit akademik 2020-2021, në përputhje me rregullat e distancimit fizik, si dhe masat e protokollet e miratuara nga Instituti i Shëndetit Publik dhe MSHMS-ja, me qellim që këta studentë të njihen me rregullat e funksionimit të procesit mësimdhënes pranë IAL-ve ku do të ndjekin programin e studimit dhe të njihen me procedurat e zhvillimit të procesit mësimdhënës në distancë”, thuhet në letrën e Ministrisë së Arsimit.
Ndërkohë në përgjigjen e saj, Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se një kërkesë e tillë është e pamundur të pranohet, duke e vlerësuar si alternativë të rrezikshme.
“Komiteti Teknik i Eksperteve gjykon qe lejimi i prezencës së studenteve që fillojnë për herë të parë një program studimi sipas një grafiku të përcaktuar vetëm për javën e parë të vitit akademik është i pamundur”, shkruhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë, firmosur nga zv.ministrja Mira Rakacolli.
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email





