Flinte prej 3 javësh poshtë krevatit të vajzës,e përdhunon dhe i bën foto

0

Një djalë 20 vjeç Jaret Wirght nga Barberton në Ohio dyshohet se ka përdhunuar një adoleshente nga Cincinnati ndërkohë që jetonte në dhomën e saj për tre javë dhe flinte fshehurazi prindërve të vajzës poshtë krevatit.

Më pas nëna e adoleshentes e zbuloi se në dhomën e së bijës qëndronte një i panjohur, por deri më tani autoritetet nuk kanë treguar se si ajo e mësoi që Wright jetonte brenda pronës.

Wright, i cili u arrestua të enjten, 18 Mars, akuzohet se e mbajti viktimën dhe e detyroi atë të bënte seks, raporton Mail Online. Policia konfirmoi se adoleshentja e dinte që Jaret Wright po qëndronte nën shtratin e saj, por e ëma nuk e dinte. Nuk dihej gjithashtu nëse Wright shkonte dhe largohej nga prona apo ka qëndruar aty për 3 javë.

Wright është akuzuar për sulm seksual dhe prodhim të pornografisë së fëmijëve, thotë policia. Prokuroria e Qarkut Hamilton tha se Wright akuzohet se i ka bërë vajzës foto nudo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu