Përplaset anija e madhe e konteniereve, bllokohet Kanali i Suezit në Egjipt

0

Përplaset anija e madhe e konteniereve, bllokohet Kanali i Suezit në Egjipt

Kanali i Suezit në Egjipt është bllokuar nga një anije e madhe kontenierësh, prej ditës së djeshme.

Bëhet me dije se anija e madhe e kontenierëve ka humbur kontrollin dhe është përplasur dhe ka shkaktuar një bllokim të anijeve me ngarkesa në këtë rajon.

Anija 200,000 ton gjatë rrugës nga Deti i Kuq për në Mesdhe u përplas rreth orës 7:40 të mëngjesit, ditën e djeshme. Anije tërheqëse u afruan për të ndihmuar zhvendosjen e anijes 400m të gjatë dhe 59m të gjerë, por ekziston frika se ajo mund të mbetet e bllokuar aty për disa ditë.

Rreth 15 anije të tjera janë në pritje që të zhbllokohet Kanali i Suezit që të vijojnë punën. Kanali i Suezit është një nga rrugët më të rëndësishme tregtare në botë dhe rreth 10 përqind e të gjitha udhëtimeve tregtare ndërkombëtare detare kalojnë përmes saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu