Flutura kineze dëmton pyjet e Librazhdit

0

Masivet me shkurre të llojit Bush, në pyjet e zonës së Librazhdit po shkojnë drejt tharjes.
Ky fenomen po shkaktohet nga një lloj fluture, e njohur si flutura kineze e cila dëmton bimet, duke konsumuar gjethet e Bushit, duke mos i dhënë kohë të rigjenerohet.

Banorët ankohen se kjo flutur shkakton tharjen e plotë të bushit pasi ka aftësi të bëjë mbi 300 vezë ose larva.

Kryeplaku i fshatit njëkohësisht dhe agronom i zonës së Mirakës Kasem Hasani thotë se flutura e bushit ka kohë që ka dëmtuar pyjet jo vetëm në zonën e Librazhdit por edhe kulturat e tjera të bimeve si mani dhe qershia.

Fatmir Brazhda drejtor i zonave të mbrojtura tregon se ky nuk është viti i parë që këto pyje preken nga ky insekt, ndërsa shton se e vetmja zgjidhje është sperkatja nga ajri e pyjeve, por ky proces është mjaft i kushtueshem.

Flutura kineze në Shqipëri është shfaqur vitet e fundit por këtë vit ajo ka pushtuar te gjithe vendin, ajo ka aftësi të fluturojë deri në 15 km dhe ka një shumim tepër agresiv, ndërsa trupin e ka më të fuqishëm në krahasim me çdo flutur tjetër.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu