Forcat speciale kontrolle në Elbasan

0

Disa grupe të forcave speciale janë duke zhvilluar aksione në qytetin e Elbasanit.

Sipas informacioneve kontrolle po zhvillohen si në qendër ashtu edhe në disa zona periferike të qytetit.

Objekt i kontrollit janë mjete të dyshuara ku mund të qarkullojnë elementë kriminalë apo edhe me armë. Gjithashtu edhe disa ambiente në periferi të qytetit.

Burime nga Drejtoria e Policisë bënë me dije se aksionet janë pjesë e punës rutinë të policisë për më shumë rend dhe qetësi.

Gjithashtu nisur edhe nga situata kriminale në disa qytete të tjera të vendit.

Prej disa muajsh Elbasani ka qenë një qytet i qetë, i njohur më parë si një qytet problematik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu