Formula 1 në Elbasan?!! Përfaqësuesi i PD-së pro: Lajm fantastik, shpresoj të mos mbetet në mes nga qeveria

0

“Formula 1 në Shqipëri? Think BIG! Ëndrrat nuk realizohen nëse nuk synojmë LART! Automotoparku i parë shqiptar, që po projektohet për t’u ndërtuar në Elbasan, do të materializohet nën kujdesin e vetë FIA! Me porosi direkte të Presidentit të FIA Z. Jean Todt, sot u zhvillua takimi zyrtar prezantues mes DPSHTRR dhe përfaqësuesve të FIA: Z. Adam Baker, Z. Stuart Robertson, Z. Paul Rea, Z. Tim Malyon, Z. Guido Gaetani d’Aragona”, do të shkruante Gonxhe një ditë më parë.

Një lajm i tillë është përshëndetur nga Dritan Shano, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale e mbështet një nismë të tillë.

“Për mua është një lajm fantastik, që duhet të na gëzojë të gjithë. Zhvillimi ekonomik dhe social, sidomos për të rinjtë shqiptarë, që vjen nga realizmi i Automotoparkut është i paçmuar. Kur them të rinjtë nuk e kam vetëm për ata që i “ngrahin “makinës; përkundrazi ata janë të fundit. Kam parasysh inxhinierët elektronik, mekanik etj”, shkruan Shano. Në të njëjtën kohë ai thekson se shpreson që kjo nismë të mos mbetet në letër nga qeveria.

“Nuk kam marrë asnjë lek për këto rreshta. mendoj se berri varet për këmbësh të veta. Thjesht kam arritur në pikën që më vjen për të vjellë nga era e llogoreve, dhe dua t’i quaj mollët, mollë dhe dardhat, dardha. E mira duhet mbështetur”, thekson Shanaj.

Postimi i plotë

Diskuri publik i Korrik-Gushtit 2021 po dominohet nga fatkeqësitë e vjetra dhe të reja, njerëzore dhe natyrore. Krejt padashur sot në mëngjes lexova një lajm që del krejt përtej tyre dhe projektohet në të ardhmen.

Sot në mëngjes lexova për Automotoparkun shqiptar, që po projektohet për t’u ndërtuar në Elbasan, nga DPSHTRR nën kujdesin, bashkëpunimin dhe kontributin e drejpërdrejtë të FIA, e udhëhequr nga Presidenti aktual z.Jean Todt.

Për mua është një lajm fantastik, që duhet të na gëzojë të gjithë. Zhvillimi ekonomik dhe social, sidomos për të rinjtë shqiptarë, që vjen nga realizmi i Automotoparkut është i paçmuar.
Kur them të rinjtë nuk e kam vetëm për ata që i “ngrahin “makinës; përkundrazi ata janë të fundit. Kam parasysh inxhinierët elektronik, mekanik etj.

Jam i sigurt që konkurrenca rajonale për të arritur vendosjen e një strukture të tillë shumë-përdorimshme ka qenë e fortë. Kjo e bën Automotoparkun shqiptar një vepër të një rëndësie strategjike kombëtare, në garantimin e flukseve drejt Shqipërisë dhe influencës së saj në rajon.

Pos kësaj Shqipëria kthehet në një destinacion botëror për një lloj aktiviteti, i cili mund të zhvillohet nën logon e FIA vetëm me standartet më të larta të operimit, sigurisë, shërbimit. Efektet urbanizuese dhe emancipuese thuasje do preken me dorë. Kush të rrojë do i shikojë.
Për këto arsye, Automotoparkun e quaj një punë fantastike, e cila do i shtrijë efektet e saj, jo vetëm ekonomike, por edhe edukuese, në afatgjatë; edhe kur këta tipat që kemi inat sot të jenë larguar nga politika apo nga jeta jonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu